No menu items!

Ky është problemi i Gjestit me Mihrije Brahën

Gjesti, reperi nga Peja, ka arritur të bëhet një nga figurat më të diskutuar në rrjetet sociale, sidomos pas pjesëmarrjes së tij në edicionet e ndryshme të “Big Brother VIP Albania”. Rrugëtimi i tij nga një edicion në tjetrin ka rritur popullaritetin e tij dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Një aspekt interesant i jetës së tij është marrëdhënia me këngëtaren Mihrije Braha. Në një intervistë të mëparshme, kur u pyet për artistin e preferuar ndërmjet Remzie Osmanit dhe Mihrije Brahës, Gjesti u shpreh:

“Remzie Osmani, se Mihrija nuk e ka thirrë në dasëm, edhe mu më ka mbet hatri.”

Megjithatë, Mihrije Braha ka theksuar se nuk ka pasur hatërmbetje me askënd dhe se është në marrëdhënie të mira me të gjithë kolegët e saj të estradës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU