No menu items!

Lahi Brahimaj zhvillon takim me bashkëluftëtarët dhe aktivistët e AAK-së

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka bërë të ditur në një postim në Facebook se është takuar me bashkëluftëtarë dhe aktivistë të AAK-së nga fshatrat Cermjan, Kodralia, Rashkoc, Meqë dhe Rakovinë.

Ai ka përshkruar takimin si një mbrëmje të ngrohtë dhe vëllazërore, ku u diskutua për sfidat aktuale dhe u rikthyen kujtimet e përbashkëta nga ditët e luftës.

“Këto takime na kujtojnë se forca jonë qëndron në unitetin tonë. Bashkë luftuam për liri, bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Bashkë për Kosovën Fituese!”, ka shkruar Brahimaj.

Ai ka përmbyllur postimin duke theksuar mbështetjen për fushatën e tij dhe të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me moton “Kosova Fituese”, duke ftuar qytetarët që ta mbështesin në zgjedhjet e ardhshme./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU