No menu items!

Lahi Brahimaj:Qytetarët e Gjakovës dhe Klinës të vendosur për ndryshim

Në çdo lagje të Gjakovës dhe bashkësi lokale të Klinës, po vërehet vendosmëria e qytetarëve për një të ardhme ndryshe. Takimet e përzemërta me banorët e lagjeve si Blloku i Ri, Çarshia e Vogël dhe Gece në Gjakovë, si dhe me bashkësinë lokale të Sferkës së Gashit në Klinë, tregojnë qartë se vizioni i Kosovës Fitues është duke u pranuar nga populli.

Së bashku me qytetarët, po ndërtojmë një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë. Mbështetja e tyre është shtytja kryesore për realizimin e projektit tonë kombëtar: anëtarësimin e Kosovës në NATO përmes Planit Aksional, që garanton siguri të përhershme dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣

Shkruan në Facebook kandidati për deputet, Lahi Brahimaj.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU