No menu items!

Më 25 shtator nis shqyrtimi fillestar për të akuzuarit e Banjskës

Të mërkurën, më 25 shtator, në orën 9:30, do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në këtë sulm, më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh të udhëhequr nga Milan Radoiçiq vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, ka konfirmuar për RTK-në, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për rastin e Banjskës të akuzuar janë 45 persona, por deri tani në masë të paraburgimjt janë vetëm Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU