No menu items!

Merkel zotohet të rindërtojë zonat e shkatërruara nga përmbytjet ndërsa numri i të vdekurve rritet në mbi 180

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar zonat e shkatërruara nga përmbytjet në vend të dielën ndërsa numri i të vdekurve në Evropën Perëndimore u ngjit në mbi 180.

“Është një situatë surrealiste dhe fantazmë, pothuajse do të thosha se gjuha gjermane po lufton për të gjetur fjalët për të përshkruar shkatërrimin që është shkaktuar”, u tha Merkel gazetarëve pasi vlerësoi dëmet në një nga qytetet e prekura.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo premtoi se “qeveria federale dhe rajonet do të veprojnë së bashku për të rivendosur gradualisht rendin” në zonat e shkatërruara.

Gjermania “ka marrë barrën më të madhe” të motit ekstrem, me të paktën 155 njerëz të vrarë në shtetin Rhineland-Palatinate dhe në rajonin fqinjë të Rhine-Westphalia.

Ndërkohë që Belgjika ka konfirmuar 27 viktima.

Ndërsa ujërat, përkatësisht niveli i tyre ra pas përmbytjeve shkatërruese në Gjermani dhe Belgjikë, një pastrim i madh ishte duke u zhvilluar të dielën.

Si pasojë e stuhive, u shkatërruan rrugë dhe ura dhe i kthyen shtëpitë në rrënoja dhe baltë. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.