No menu items!

Ministria e Mbrojtjes njofton rekrutët për masat e reja anti-Covid19

Ministria e Mbrojtjes me anë të një komunikate për media ka njoftuar kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës për masat e reja anti – COVID19.

Sipas këtij dikasteri qeveritar, masat e reja që hyjnë në fuqi nga 20.08.2021 dhe që aplikohen për rekrutët e përzgjedhur nga kampanja 2020/2021 janë:

– Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

– Test RT-PCR negativ për COVID -19, jo më i vjetër se 72 orë;

– Dëshmi se personi ka kaluar COVID -19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

– Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Nga Rekrutët e përzgjedhur, kërkohet të prezantojnë dëshmi për të paktën njërën nga masat e lartshënuara në datën e fillimit të Kursit Bazik për Rekrut 23.08.2021.

VËMENDJE:Ministria e Mbrojtjës obligon kandidatët që të kenë maska me vete në ditën e paraqitjes.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.