No menu items!

Modelja e njohur demaskon papritur partnerin: Më ka tradhtuar me 12 gra

Modelja e njohur, Amber Rose ka akuzuar partnerin e saj Alexander Edwards për tradhëti.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se babai i djalit të saj e ka tradhëtuar me të paktën 12 gra.

“Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar jashtë syrit të mediave. Të gjithë e dinit që ai ishte në një lidhje dhe me një fëmijë dhe vendosët ta pranonit gjithsesi. Unë i pashë të gjitha mesazhet.

Të gjithë ishit të vetëdijshëm, por nuk më keni asnjë borxh të më jeni besnikë, kështu që nuk ka rëndësi”, deklaroi modelja.

Gjithashtu ajo u shpreh se nuk do t’i zbulojë publikisht emrat e grave që kishin një lidhje me Alexander sepse nuk është qëllimi i saj të shkatërrojë jetën e njerëzve.

“Nuk mund të jem më e vetmja që luftoj për familjen time. Unë kam qenë kaq besnike dhe transparente, por nuk kam marrë të njëjtën energji në këmbim. Mungesa e besnikërisë dhe e respektit është qesharake dhe unë i jap fund. Jam lodhur duke u abuzuar mendërisht dhe emocionalisht nga njerëzit që i dua. Kam vuajtur në heshtje për një kohë të gjatë dhe nuk mund të duroj më. Kjo është arsyeja pse kam qenë kaq e qetë. Nuk pranoj të lejoj që dikush të më dëmtojë më. Qoftë familje apo kushdo”, përfundoi Rose në shkrimin e saj.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.