No menu items!

Në qytetin e bukur suedez, hapet një restorant nga dy shqiptarë “maestro” të kuzhinës

Kalmari mbetet njëri nga qytetet më të bukura në Suedi. Bukuria e këtij qytetit të vjetër dhe bregdetar do të shtohet me investimin e dy shqiptarëve të suksesshëm atje.

Dy “maestro” të kuzhinës janë bërë bashkë për të sjellur diçka të bukur dhe të veçantë në këtë qytet.

Arsim Thaçi dhe Arben Bacaj kanë hapur restorantin “2krogare” në Kalmar duke shkrirë profesionalizmin e tyre në ushqime të ndryshme.

Të njohur për punën e tyre disavjeçare, Thaçi e Bacaj tani kanë filluar të servojnë ushqime nga më të ndryshmet në qytetin suedez, por edhe për komunitetin shqiptar që jeton atje.

Ata thonë se ka qenë plan i kahmotshëm i tyre një investim në gastronominë suedeze pas përvojës së gjatë dhe janë të bindur se me punë e përkushtim do të arrijnë qëllimet e tyre për të bindur klientët me ushqime të mira e kualitative.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.