No menu items!

Në Raportin e Progresit kërkohet përsëritja e procesit të zgjedhjes së kryeprokurorit

Në një pjesë të Raportit të Progresit thuhet se Këshilli i Prokurorial i Kosovës duhet të përsërisë procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.

Në pjesën e raportit, të siguruar nga Klan Kosova thuhet se kjo duhet të bëhet sa më shpejtë dhe duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë.

“Këshilli i Prokurorial i Kosovës duhet të përsërisë sa më shpejt procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë”, thuhet tutje në Raportin e Progresit.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn, në letrën që ia ka dërguar së fundmi Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke kërkuar dërgimin e një emri tjetër dhe përsëritjen e konkursit.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje në konferencë njoftoi se sot zyrtarisht do ta pranojë Raportin e Progresit, duke thënë se është shumë voluminoz dhe sipas tij, qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutohet e shqyrtohet.

Për çështjen e integrimit evropian, raporteve me Bashkimin Evropian, nesër do ta pranojë edhe zyrtarisht Raportin e Progresit për vendin tonë dhe do të mundemi që t’ju drejtohemi lidhur me të gjitha gjërat të cilat thuhen e shkruhen e aludohen aty, sepse është shumë voluminoz, por besoj që qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutojmë e t’i shqyrtojmë ato”, është shprehur Kurti./Klankosova.tv

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.