Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
Kështu, në 3 javë prej kur nisi fushata, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti partitë politike 88 herë në vlerë prej 433 mijë e 900 euro, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjobat më të larta të shqiptuara nga ky institucion deri më 31 janar, janë dy raste me nga 20 mijë euro. Një për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe një për koalicionin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA, Konservatorët, Intelektualët. Shkeljet e evidentuara nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa lidhen kryesisht për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.
Subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i cili ka shumën më të lartë të gjobave nga të gjitha partitë e certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Kjo parti, mori 21 gjoba nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa në vlerë totale prej 112 mijë e 500 euro. Pothuajse, të gjitha këto gjoba ndaj LDK-së erdhën pas ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje
Zgjidh gjuhën
Albanian
Në tri javë fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP
IndeksOnlineE Martë, 04 Shkurt 2025 8:55
Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kështu, në 3 javë prej kur nisi fushata, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti partitë politike 88 herë në vlerë prej 433 mijë e 900 euro, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjobat më të larta të shqiptuara nga ky institucion deri më 31 janar, janë dy raste me nga 20 mijë euro. Një për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe një për koalicionin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA, Konservatorët, Intelektualët. Shkeljet e evidentuara nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa lidhen kryesisht për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.
Subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i cili ka shumën më të lartë të gjobave nga të gjitha partitë e certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Kjo parti, mori 21 gjoba nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa në vlerë totale prej 112 mijë e 500 euro. Pothuajse, të gjitha këto gjoba ndaj LDK-së erdhën pas ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje.
Më 13 janar, Vetëvendosje u ankua në PZAP për një postim në rrjete sociale, të kandidates për deputete nga radhët e LDK-së, Xheneta Syka. Në postimin që kishte shpërndarë Syka në Facebook, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti (kryeministër aktual), krahasohej me figurën e diktatorit nazist Adolf Hitler. Prandaj, PZAP vlerësoi se ky veprim është bërë me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe gjobiti LDK-në me 20 mijë euro.
Në një rast tjetër, LDK u gjobit me 6 mijë euro pasi nuk kishte dorëzuar formularin për njoftimin e mbajtjes së një tubimi politik më 13 janar 2025 në Kampusin e Shkollave të Mesme, në Viti. Kjo parti opozitare, u gjobit edhe për shkak të vendosjes së posterave në hapësira publike dhe në pritore të stacionit të trafikut publik pa pëlqim të Komunës së Prishtinës. Paneli i PZAP-së, në një rast gjobiti LDK-në sepse nga fotografitë e ankesës konstatoi që është vendosur poster për kandidatin për deputet Arben Gashi në hapësirat publike, konkretisht në hapësirat e palestrës sportive “Karragaçi”, në Pejë, pa pasur pëlqim adekuat.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 20 gjoba për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, dhe një rast për shkak të mbajtjes së tubimeve në objekte publike pa autorizim.
Partia në pushtet ka numrin më të madh të gjobave nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa. Vetëvendosje ka gjithsej 22 raste, por në shumë më të ulët se LDK-ja. Vetëvendosja në total deri më 31 janar ka 101 mijë e 500 euro dënime. Ankesat për partinë në pushtet u bënë nga PDK, LDK dhe koalicioni AAK-NISMA.
Nga ankesat e këtij koalicioni u aprovua vetëm një në shumën prej 10 mijë euro. Sipas panelit të PZAP-së, pas shikimit të video-incizimit të publikuar në rrjetin social Facebook, kandidatja për deputete nga radhët e Listës Guxo, Donika Gërvalla-Schwartz, shihet se ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese duke nxitur urrejtje ndaj subjekteve të tjera politike në garë, me fjalët: “prandaj unë mendoj që aq më pak meriton respekt kush sakrificën personale apo familjare e përdor për arsyetim për krim për korrupsion, për vrasje apo mashtrim” dhe “gjeneral të vetëshpallur