No menu items!

Nëna nga Prishtina denoncon ish-dhëndrin në Polici, thotë se po i shkakton telashe vajzës dhe fëmijëve të saj

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një grua në Bardhosh të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se denoncuesja e ka raportuar ish-dhëndrin në Polici, nën dyshimet se e ka kanosur vajzën e saj.

Siç mëson Sinjali, e njëjta ka deklaruar se vajza e saj e cila jeton jashtë vendit është ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin kanë qenë të martuar për 15 vjet, por tashmë ai po i nxjerrë telashe.

Për shkak të frikës që po ua shkakton asaj dhe fëmijëve, ata kanë vendosur që përmes nënës/gjyshes të kërkojnë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndërmarrë veprime për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.