Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që nën kërcënimin e armës, ka mbajtur peng në shtëpinë e tij gruan dhe vëllanë e saj.
Indeksonline mëson se i dyshuari është Gëzim Gashi i lindur në vitin 1977, i cili ka kërcënuar dhe mbajtur peng gruan e tij Emine Gashin dhe vëllanë e saj Idriz Hasanaj.
Rastin në polici e ka raportuar njëri nga viktimat Idriz Hasanaj, i cili ka arritur të ikte nga vendi i ngjarjes, teksa motra e tij Emine Gashi po mbahej peng ende nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e tij.
Gruaja e cila nën kërcënimin e armës është mbajtur peng nga bashkëshorti i saj, është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Gjatë ndërhyrjes, dhe kontrollit të realizuar në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe 54 copë fishekë.
Në vendngjarje po ashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e vogël e dyshuar substancë narkotike.
Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti “Privim i kundërligjshëm i lirisë“ dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”, përderisa i dyshuari është ndaluar në mbajtje për procedura të mëtejshme. ./Indeksonline