No menu items!

Nis një stërvitje taktike e ushtrisë serbe me Forcat e Armatosura të SHBA-së

Ushtria Serbe dhe Komanda Evropiane e Forcave të Armatosura të SHBA-së po zhvillojnë stërvitjen “Platinum Wolf 24”.

Një stërvitje taktike e quajtur “Platinum Wolf 24” ka nisur sot nga ushtria serbe dhe Komanda Europiane e Forcave të Armatosura të SHBA-së.

Stërvitja që do të zgjasë deri më 21 qershor, thuhet se ka qëllim përmirësimin e ndërveprimit dhe “mirëkuptimin e ndërsjellë të forcave të armatosura të vendeve partnere gjatë ekzekutimit të një operacioni për mbështetjen e paqes në një mjedis shumëkombësh”, sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Më shumë se 200 ushtarë do t’i praktikojnë taktikat, teknikat dhe procedurat që zbatohen kur përfshihen në operacione paqeje, me theks në përdorimin e armëve jovdekjeprurëse.

|Lufta në një mjedis urban, mbrojtja e bazës, kontrolli i turmave masive dhe puna në postblloqe janë pjesë e aktiviteteve të planifikuara stërvitore”m thuhet në njoftim.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.