No menu items!

“Nuk kishte rrogë të madhe, por…”, Mirlind Daku me një urim emocionues për babain e tij

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Rubin Kazanit, Mirlind Daku ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale.

Ai në “Facebook” ka bërë një postim emocionues në drejtim të babait të tij, i cili sot feston ditëlindjen e tij.

Në postimin e tij, Daku e ka falënderuar babain e tij që asnjëherë nuk e ka ndarë nga shoqëria e tij, edhe pse nuk gëzonte një pagë të madhe.

“Ishe Ai që pavarësisht që merrje një rrogë jo aq të madhe prapë nuk na ndaje për asgjë nga shoqëria e fëmijët e tjerë, pavarësisht se sa e vështirë që ishte. Ishe Ai që ndoshta ke sakrifikuar aq shumë e ndoshta nuk ke arritë as edhe ato qëllimet e tua ti realizoje, vetëm e vetëm ne të kemi gjithqka. Andaj për mua ti je person i veçantë dhe inspirim se si duhet një baba ti jetë për fëmijët e tij, shpresojë që Zoti do të jep edhe shumë vite mes nesh e të festojmë edhe ditëlindje tjera së bashku”, thuhet në postimin e Dakut.

Daku për momentin është te Rubin Kazani në Rusi, derisa më parë ka luajtur për Muran, Osijekun, Ballkanin, Llapin, Hajvalinë e Kukësin./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.