No menu items!

Nuk u rikthye në “BBVA”, reagon Redoni

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Redon Berani, ka reaguar pas përfundimit të votimit për rikthimin në shtëpi, ku nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme për të vazhduar rrugëtimin.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështetën dhe e votuan, shkruan Raporto24.

Redoni theksoi se kishte shumë dëshirë të rikthehej si lojtar i vetëm, por fati nuk ishte në anën e tij këtë herë.

“Faleminderit shumë për përkrahjen e secilit prej jush që votuat për rikthimin tim në Big Brother VIP. Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja lojën si lojtar i vetëm, por nuk e deshti fati. Ju dua shumë dhe ju uroj gjitha të mirat!”, shkroi ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU