No menu items!

Olta Gixhari reagon e emocionuar për hyrjen e motrës në Big Brother VIP Albania

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka ndarë emocionet e saj pas hyrjes së motrës, Gerta Gixhari, në spektaklin më të ndjekur, Big Brother VIP Albania.

Në një postim në rrjetet sociale, Olta ka shprehur falënderimin e saj për mbështetjen e madhe që publiku i ka dhënë Gertës që nga fillimi i lojës, shkruan Raporto24.

“Kam qenë shumë e emocionuar këto 3 ditë, kam lexuar me vëmendje çdo koment tuajin! Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën!” – ka shkruar Olta, duke treguar krenarinë dhe gëzimin për motrën e saj.

Ajo i ka uruar suksese Gertës në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë mmë të famshme në Shqipëri, duke shpresuar që mbështetja e publikut të vazhdojë deri në fund.

Hyrja e Gertës në Big Brother VIP Albania ka ngjallur shumë interes dhe reagime pozitive nga publiku, të cilët tashmë janë të etur për ta ndjekur atë në këtë rrugëtim emocionues.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU