No menu items!

Operacion antidroge në Shqipëri dhe disa shtete: Arrestohen 38 persona, mes tyre edhe zyrtarë

Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës, i cili ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestesh për trafik ndërkombëtar droge, riciklim parash dhe korrupsion.

Ky operacion është vazhdim i hetimeve të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Anti-mafiaes Italiane të Barit.

Mediat italiane raportojnë se operacioni është kryer në Itali , Shqipëri duke u shtrirë në Mal të Zi dhe Spanjë.

Operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin e pasurive për disa miliona euro.

Ndërsa arrestimet janë kryer nën bashkëpunimin e autoriteteve shqiptar SPAK, Anti-mafian Italiane, Zyrën e koordinimit policor Interforze në Tiranë, Policinë Shqiptare dhe Eurjust.

Pritet që Prokurori i Anti-mafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.