Lionel Messit s’i pëlqeu aspak që bashkëlojtari i tij, Rodrigo De Paul deshi të këndojë vargje fyese ndaj Brazilit, pas triumfit të Argjentinës në finale të Kupës së Amerikës 2021 në fundjavë.
Kapiteni i Argjentinës Lionel Messi nuk e lejoi bashkëlojtarin e vet Rodrigo De Paul të këndojë vargje fyese ndaj Brazilit, gjatë festës së titullit të parë të Argjentinës në 28 vitet e fundit.
Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës pasi e mundi Brazilin 1:0 në finalen e së shtunës midis stadiumit të famshëm të Rio de Janieros, Maracana, falë një goli të Angel Di Marias. Ky triumf ishte madhështor për argjentinasit sepse erdhi kundër rivalit kryesor të tyre dhe pikërisht në tempullin e famshëm brazilian.
Derisa të gjithë lojtarët ishin mbledhur në fushë për të kënduar, një incident ndodhi mes kapitenit Messi dhe De Paulit, njërit prej lojtarëve më të shquar në finale.
Ylli i ri i Atletico Madridit tentoi ta tallte Brazilin, nikoqirin e turneut, por Messi ishte i shpejtë në reagimin e tij për të mos lejuar tallje të tilla.
Even after winning the final against Brazil Lionel Messi stops De Paul of singing a song which makes fun of Brazil.
My captain. ?? pic.twitter.com/Dno244WHsz
— Stan (@FutbolStan_) July 12, 2021