No menu items!

Pamje nga vendi i ngjarjes: BMW e mbushur me plumba, goma të shfryra – të shtëna në mesnatë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mesnatë në afërsi të rrugës B në Prishtinë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas informacioneve të para, plumbat kanë goditur disa vetura të parkuara, përfshirë një veturë të tipit BMW, e cila ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Xhamat e saj janë thyer, plumbat kanë depërtuar brenda makinës dhe gomat janë shfryrë,shkrun Raporto24

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Në pamjet e publikuara   nga ekipi i Raporto24, shihet prania e shtuar e forcave të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes, si dhe gjurmë të shumta të të shtënave.

[VIDEO + FOTO nga vendngjarja më poshtë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.