No menu items!

Pamje: Raketat bien afër pallatit, presidenti afgan s’e ndërpret namazin

Disa raketa e goditën kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, në orët e hershme të mëngjesit të së martës, duke rënë afër pallatit presidencial në kohën e faljes së namazit të Kurban Bajramit. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i këtij shteti, Ashraf Ghani.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se tri raketa ranë afër pallatit presidencial dhe se nuk ka raportime të menjëhershme për të lënduar. Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa këtij sulmi, shkruan Reuters.

Pavarësisht dëgjimit të shpërthimeve afër vendit ku ishte organizuar falja kolektive e namazit të Kurban Bajramit, pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve ishte edhe presidenti Ashraf Ghani dhe zyrtarë tjerë të lartë, nuk e ndërprenë namazin.

Ndryshe nga vitet e kaluara, talibanët nuk shpallën armëpushim gjatë Bajramit. Pasiguria është shtuar javët e fundit në Afganistan, pas tërheqjes së trupave të huaja dhe avancimit të talibanëve në territor.

Të hënën, 15 misione diplomatike dhe përfaqësuesi i NATO-s në Kabul u bënë thirrje talibanëve që t’i ndalin sulmet, vetëm disa orë pasi ky grup dhe qeveria afgane dështuan që të arrijnë marrëveshje armëpushimi gjatë bisedimeve në Doha të Katarit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU