Mbrëmë rreth orës 23:40 ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Piran të Prizrenit.
Si pasojë e lëndimeve të rënda një 22 dhe 23 vjeçar kanë ndërruar jetë, transmeton IndeksOnline.
Komunikata e policisë së Kosovës, lidhur me rastin në fjalë:
Ne fshatin Piranë, në magjistralen Prizren-Gjakovë me datë 19 gusht 2021, rreth orës 23:40 min., ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasoje përveç dëmeve materiale pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy persona nga të lënduarit të lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999 kanë mbetur të vdekur si pasoje e lëndimeve të rënda nga aksidenti. Në këtë aksident gjithashtu lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.
Në vendin e ngjarjes përveç policisë, emergjencës dhe zjarrfikëseve ka dalë edhe prokurori i shtetit i cili ka lëshuar aktvendim që trupat e pajetë të dërgohen në IML në Prishtinë për obduksion.
Me rastin po merren hetimet rajonale të njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren.