No menu items!

Pasojat nga breshëria e raketave që lëshoi Irani ndaj Izraelit

Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara.

Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Një veturë e mbuluar me dheun që është përhapur nga fuqia e përplasjes së një rakete në Tel Aviv. Fotoja është bërë mëngjesin e 2 tetorit pasi Irani nisi një breshëri raketash mbi Izraelin një ditë më parë.

Një restorant i dëmtuar në Tel Aviv.

Rreth 180 raketa, duke përfshirë ato që Irani tha se ishin armë hipersonike, u lëshuan mbi Izraelin në mbrëmjen e 1 tetorit në mes të një konflikti në rritje në Lindjen e Mesme.

Një burrë fotografon një ndërtesë në Hod HaSharon, afër Tel Avivit, e cila u shkatërrua në sulmin e 1 tetorit

Disa burra duke inspektuar një makinë të dëmtuar në Tel Aviv.

Shkalla e dëmeve nga sulmet iraniane mbetet e paqartë. Një palestinez dihet se është vrarë nga një copë e raketës, në Bregun Perëndimor të Jerikos.
.Artilulli i Plot

https://www.evropaelire.org/a/izraeli-demet-raketa-sulme-nga-irani-/33143172.html

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.