“Plagë që s’shërohet” – Aksidenti tragjik që ia mori nënën dhe motrën Elijonës së BBVK-së

Influencerja e njohur, Elijona Binakaj, është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, duke u shndërruar shpejt në një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni, shkruan Raporto24.

Edhe pse nuk ka kaluar ende një javë nga hyrja e saj, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë kryesisht pozitive. Publiku po e cilëson Elijonën si një vajzë me edukatë, energji të mirë dhe një prezencë të këndshme brenda shtëpisë.

Përtej imazhit të saj pozitiv, Elijona bart edhe një histori të rëndë familjare. Në vitin 2021, ajo humbi nënën dhe motrën në një aksident tragjik në Kroaci. Gjatë atij viti, ajo publikoi në Instagram një postim prekës, ku u shfaq pranë varreve të tyre, duke ndarë fjalë të mbushura me dhimbje e mall:
“Vdekja ju mori shumë herët duke na lënë një plagë që nuk shërohet kurrë. Ju ishit krenaria dhe gëzimi i familjes sonë. Ju përkujtojmë me shumë mall dhe dashuri.”

Aktualisht, influencerja gëzon mbi 110 mijë ndjekës në Instagram, të cilët vazhdojnë ta mbështesin dhe pëlqejnë postimet e saj teksa ajo vijon rrugëtimin brenda BBVK.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU