No menu items!

Policia jep detaje për vdekjen e një personi nga zjarret në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Malishevë, rreth orës 02:30 të datës 03.08.2021 është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF), se një person i gjinisë mashkullore (viti i lindjes 1957), është sjellë pa shenja jete nga familjarët në këtë institucion shëndetësor.

“Njësitet relevante policore (patrulla dhe hetuesia), i janë përgjigjur rastit. Sipas deklaratave të familjarëve, dyshohet se viktima diku rreth orës 01:00 pas mesnate më datë (03.08.2021) ishte zgjuar dhe kishte shkuar tek shtalla e tij e cila ishte përfshirë nga zjarri, më 02.08.2021, që të sigurohej nëse zjarri ishte shuar plotësisht apo nëse është riaktivizuar. Familjarët e kishin gjetur viktimën rreth një orë më vonë dhe e kishin dërguar në QKMF”, thuhet nga policia.

Sipas policisë, më 02.08.2021 si pasojë e zjarrit ishte djegur një pjesë e shtallës së tij, e cila dyshohet të jetë djegur si pasojë e lidhjeve të shkurtëra në rrjet elektrik shkaku i erërave të forta. Zjarri ishte shuar nga zjarrfikësit në të njëjtën ditë rreth orës 19:00, pra më datë 02.08.2021.

“Dyshimet e mjekut kujdestar janë se i njëjti mund të jetë ngulfatur/asfiksuar nga tymi i shtallës e cila edhe pse zjarri ishte shuar ende tymonte. Pas konsultimeve me prokurorin e shtetit rasti është kualifikuar si ‘hetim i vdekjes’, për hetim të rastit janë angazhuar hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale Gjakovë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje nga policia.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.