Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një personi që ishte i hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës, raporton Express.
Vdekja e tij është raportuar nga stafi mjekësor.
“HETIM I VDEKJES- Gjakovë / 28.11.2024 – 18:00. Stafit mjekësor në spital ka raportuar se ka ndërruar jetë një mashkull kosovar i cili kishte qenë i hospitalizuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.