No menu items!

Presidenti gjerman, Osmanit: Duhet t’i krijoni “kushtet e nevojshme” për anëtarësim në KiE e BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në Berlin nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Presidenca gjermane tha se Steinmeier i tha Osmanit se Gjermania është e interesuar për stabilitetin në rajon dhe anëtarësimin evropian të Kosovës.

Osmani ka disa ditë që po qëndron në Gjermani, ndërsa është takuar paraprakisht edhe me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, me të cilën tha se rikonfirmuan “partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”.

Presidentja tha pas takimit me kryediplomaten gjermane se “Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike”, dhe se “puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.