Shkruan Berat Buzhala
Për Adi Krastën RTK në rastin ma të mirë është Festival muzike, në rastin më të keq zgjatje e politikave editoriale të TV Syrit.
Për ne të tjerët që jetojmë në Kosovë, RTK është televizioni publik i Kosovës, janë taksat dhe kontributi jonë.
Adi Krasta migroi nga Shqipëria në Kosovë, si disident i pushtetit dhe Edi Ramës, si i irrituar dhe mllefosur prej mënyrës qysh po degradonte atje liria e shprehjes, qysh politika po e merrte nën kontroll median, për ta bërë në Kosove më zi se atje.
Adi Krasta në Shqipëri e masakron Elisa Spiropalin, kurse në Kosovë takohet nëpër skuta dhe pompa të benzinës me Dejona Mihajlin.
Kur u përball nga Bashkim Vishaj në studio për këtë takim, pasi që dërdëlliti diçka në mënyrë konfuze, i kërkoi Bashkimit që të mos e pyeste më për këtë takim.
Tha se në atë pompë takohet shpesh me figura publike. Vend i çuditshëm për t’u takuar.
Për konceptin e Adi Krastës, Alfred Peza, drejtori i përgjithshem i televizionit publik shqiptar, është një zhvatës, uzurpues dhe njëfarë komisari i neveritshëm politik i Edi Ramës. Adi në Kosovë, është një grade më i ulët se Alfred Peza.
Nuk i shërben direkt madje as Albin Kurtit, por Dejona Mihalit, e çka është edhe më zi, i shërben Rilind Gërvallës.
Me falni në shprehje, Adi Krasta erën e mu*it e ndien vetëm në Shqipëri.
Intervista e Adi Krastës ishte e dhimbshme. Ishte shumë më keq sesa mesatarja e tij.
Nuk e kam asnjë dyshim që Edi Rama do ta xhelozoj Albin Kurtin për shërbëtorin që e ka gjetur dhe e ka instaluar për ta udhëhequr propagandën.