No menu items!

Publikoi foto me armë në rrjete sociale, i mituri në Podujevë përfundon në Polici

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, që shpeshherë dalin të jenë edhe të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar dje në fshatin Lupq të Podujevës, ku Policia ka arrestuar një të mitur, ku i njëjti kishte postuar fotografi me armë në rrjete sociale, që të cilat ishin pa leje.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 17-vjeçar, ku menjëherë me marrjen e informacionit, Policia ka bastisur shtëpinë e të miturit, në të cilën kanë konfiskuar një armë zjarri dhe një karikator.

Pas intervenimit të Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, me ç’rast ka pranuar se arma ishte në pronësi të tij dhe se kishte postuar fotografitë pa dijeninë apo lejen e ndonjë të rrituri.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria, e cila ka urdhëruar që rasti të inicohet “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.