No menu items!

Qeveria Kurti ua paguan qytetarëve kreditë për dru e turshi

Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’ua zgjidh një hall të madh qytetarëve të Kosovës.

Në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, të cilën e prezantoi të mërkurën, ministri i financave Hekuran Murati është paraparë që të subvencionohen kreditë konsumuese deri në 3 mijë euro.

Kështu, mendohet të ndihmohen familjet që të mbyllin bilancet e kredit kartelave, të cilat sipas tij kanë interesa shumë të larta.

“… pra do të subvencionohen kreditë për konsum deri në 3 mijë euro gjë që do të u mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit kartelave që kanë interesa shumë të larta dhe njëkohësisht ato familje do të mund të përgatitin për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve sezonale siç janë blerja e materialeve shkollore për fëmijët, sigurimi i drurëve dhe shpenzimeve të tjera”, ka thënë Murati.

Me këto para sipas tij, qytetarët do të mund të mbulojnë shpenzimet sezonale, të cilat zakonisht përfshijnë blerjen e drurëve për djegie, përgatitjen e turshive e ushqimeve të tjera të konsumit të gjerë.

Murati, të mërkurën ka prezantuar alternativat si shteti do të intervenojë me pakon e rimëkëmbjes ekonomike në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Kjo pako është e përfshirë tashmë në buxhetin e rishikuar i cili u miratua ditë më parë në qeveri dhe se shuma e përgjithshme është 420 milionë euro.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.