Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka deklaruar se zjarri mbi tunelin e Kalimashit ishte neutralizuar para se të mbërrinin forcat ushtarake dhe zjarrfikëset nga Kosova.
Gjici tha për news24 se zjarri ditën e djeshme në tunelin e Kalimashit u izolua rreth orës 11 të natës teksa tashmë kanë mbetur vetëm disa trungje që nxjerrin tym.
Ai thotë se në 3 vatrat e tjera në Kukës duhet helikopter pasi për shkak të terrenit të thyer nga toka nuk mund të ndërhyhet.
Nuk ka më rrezikshmëri. Që nga ora 2 e ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit, zjarrfikëset e Shqipërisë, Kukësit, ambulancën e aeroportit, zjarrfikëset e aeroportit, 4 zjarrfikëse po bënin një operacion, kanë ndërhyrë, dhe shuan zjarrin. Asnjë sekondë nuk u ndërpre Rruga e Kombit falë zjarrfikëseve.
Zjarri erdhi shumë shpejt prej erërave të forta, deri mbi tunel, natyrisht që pra të ndalonim dhe izolonim zjarrin nga ora 11 e natës dhe pastaj të shuanim dhe sot që po flasim nuk ka më, thjesht janë disa trungje që nxjerrin tym.
Patjetër, erdhën në ndihmë vëllezërit tanë të Kosovës, por kur erdhën ishte neutralizuar zjarri. I falenderojmë shumë për ndihmën. Ka nisur një farë operacioni, por forcat tokëse në malin e Rrunës, vatra të tjera që forcat tokësore as tonat as të Kosovës nuk kanë si të ndërhyjnë. Falë helikopterit po bëhet fikja.
Dmth vetëm ndërhyrja nga ajri në këto 3 vatra bën punë, nga toka është e pamundur. Ato janë aty po. Dua të falenderoj FSK dhe zjarrfikëset e Kosovës, por nuk ndërhyjnë dot. Terren shumë i thyer, vetëm helikopteri i shuan, ai po punon në Malin e Rrunës dhe dy vatrat e tjera”, ka deklaruar ai.