No menu items!

Shpërthim i fuqishëm në kanalet e ‘Ibër Lepencit’, policia po heton rastin

Kanalet e ujësjellësit të Kompanisë Rajonale ”Ibër Lepenc” në veri të vendit dyshohet të jenë sulmuar me dinamitë.

Incidentin për Indeksonline, e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku njoftuan se janë në teren duke hetuar rastin.

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe kryeshefi i kësaj KRU-je, Faruk Mujka, ku njoftoi se po mundohen të sanojnë dëmin.

Po. Këtë punë e ka marrë në kompetencë policia. Po, e kemi një dëmtim dhe për momentin e kemi ndaluar ujin dhe po këqyrim me e sanu sa më shpejt, sepse prej aty po lirohet edhe ujësjellësit edhe KEK-u. Kështu që, po këqyrim sa më shpejt me e rregullu këtë punë”, tha Mujka.

I pyetur nëse dyshohet të ketë ndodhur qëllimisht kjo gjë, Mujka u shpreh se s’ka si të jetë ndryshe.

“Në momentin kur e gjunë dikush ndonjë dinamit aty, e qëllimshme është ajo, s’ka si të jetë tjetër”, përfundoi Mujka./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.