Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, ku anëtarët e një familje që kishin shkuar për pushime në hotelin e tyre janë në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i bombolave të gazit në ndërtesë.
Burimet bëjnë me dije se të plagosurit Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enrik Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç.
Por shpërthimi i bombolës së gazit ka shkaktuar një zjarr të përmasave të mëdha, duke bërë që ata të pësojnë djegie të shkallës së rëndë.
Në një prononcim për mediat infermieria e ambulancës ka bërë me dije se gjendja e të lënduarve është e rëndë dhe ato janë nisur drejt Tiranës, për një mjekim të specializuar.
“Kanë djegie 85-90 % të trupit, të gjithë janë një familje. Ngjarja ka ndodhur tek hoteli, janë nga Lezha kanë ardhur tel hoteli i tyre që kanë në Velipojë. Referimi është bombol gazi. Janë gjetur në gjendje shumë të rëndë, kemi mbërritur ne, zjarrfikësja dhe ambulanca.Tani dy janë në spitalin e Shkodrës, dy janë nisur me ambulancë. Po presim helikopterin për fëmijën dhe vajzën që janë në gjendje më të rëndë“, tha ajo.