Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës pezulloi seancën e pasdites së dhomës së ulët të parlamentit të martën pasi Sebastien Delogu, një deputet i partisë së majtë Les Insoumis (LFI), valëviti një flamur palestinez për të tërhequr vëmendje rreth situatës në Rafah.
“Kjo nuk është e tolerueshme,” tha kryetarja e Asamblesë Kombëtare Yael Braun-Pivet ndërsa pezulloi seancën.
Ne do të vazhdojmë të mbajmë zërat e paqes kudo, gjatë gjithë kohës”, tha partia LFI më pas në rrjetin social X ku postoi videon e incidentit.
Incidenti ndodhi teksa ministri i ri i tregtisë, Franck Riester po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me situatën në Gaza, ku ofensiva e Izraelit kundër militantëve të Hamasit ka shkaktuar dënimin global për numrin e civilëve.
« Nous ne sommes rien sur terre, si nous ne sommes pas d’abord l’esclave d’une cause, celle des peuples et celle de la justice et de la liberté. » Frantz Fanon
Pas de justice, pas de paix ! #Palestine #Rafah pic.twitter.com/JjunNMROvo
— Sébastien DELOGU (@sebastiendelogu) May 28, 2024