No menu items!

Skandali i përgjimeve, Perez fyen legjendat e Realit

Nëse shkrimet dhe audiot e postuara nga gazeta e njohur spanjolle online “El Confidencial” do të gjejnë konfirmim, duke u konsideruar si audio autentike, atëherë do të ishte një goditje dhe një “bombë” që do të shpërthente tek Reali i Madridit dhe që do të lëshonte hije të rënda mbi figurën e presidentit Florentino Perez.

Media spanjolle ka postuar një audio të Perezit, i cili denigron dy figura të mëdha të “Los Blancos”, dy ish-kapitenët, Iker Casillas dhe Raul Gonzales.

“Casillas nuk është portier, është shumë i shkurtër, kurrë nuk ka qenë portier, ai është një dështim i madh, nuk e di pse e duan njerëzit dhe e mbrojnë kaq shumë. Ai është një mbeturinë, po ashtu si Rauli”.

Fjalë vërtet të rënda, që, nëse konfirmohen, do të ndikonin tej mase qasjen e tifozëve “merengues” kundrejt presidentit të tyre.

Perez nuk është ndalur me kaq, duke zbuluar se Raul Gonzales, i cili aktualisht është trajneri i Real Madrid Castilla, është një nga arsyet se përse u tërhoq nga roli i presidentit në vitin 2006-ën.

“Ai beson që Reali i Madridit është i tiji, e ka shkatërruar ekipin dhe prej tij dhashë dorëheqjen në 2006-n”.

Vërtet deklarata të rënda të Perezit kundrejt dy futbollistëve që kanë fituar gjithçka me fanellën e bardhë.

Ndërkohë që presdenti i Realit në audio-t e postuara kishte përmendur edhe Ronaldo “Fenomenin”, duke e cilësuar si një njeri që flet shumë, kurse Zidanin e Beckhamin i kish quajtur dy “xhaxhallarë” të shkëlqyer.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU