No menu items!

Sondazhi i UBO Consulting: Bali Muharremaj fiton në Suharekë me 66.2% të votave

Kryetari i Suharekës dhe kandidati edhe për një mandat të ri, Bali Muharremaj, e ka publikuar një sondazh të bërë nga UBO Consulting, kompania që merret me hulumtimin e opinionit publik.

Sipas këtij sondazhi, Muharremaj prin bindshëm para kundërkandidatëve të tij.

Në pyetje e parashtruar se po të mbaheshin zgjedhjet këtë të diel, kë do ta votonit, 66.2 për qind e të anketuarve janë përcaktuar për Muharremajm, një shifër rekorde, shkruan Ballkani.info.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur t’ju njoftoj se, sipas hulumtimit më të ri, 75.5 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Komunës së Suharekës për katër vitet që po i lëmë pas, 48 për qind e të cilëve shumë të kënaqur me gjithçka që është bërë deri sot, ndërkohë që 66.2 për qind e qytetarëve e përkrahin kandidaturën time për kryetar në zgjedhjet lokale.

 

Ky hulumtim është indikator i qartë se jemi fitues të zgjedhjeve të 17 Tetorit.

Po ashtu, këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit dhe seriozitetit tonë për punën e bërë.

Tash, shohim kah projektet e katërvjeçarit të ardhshëm, në mënyrë që jo vetëm 75.5%, por të gjithë qytetarët e Suharekës të jenë të kënaqur me punën e Komunës.

Pavarësisht rezultatit, qytetarët dhe përkrahësit tanë nuk do të ndjehen komod, por do të punojnë edhe më shumë, që të mobilizohemi për procesin e ri zgjedhor, duke e prezantuar vizionin e ri qeverisës para qytetarëve të Suharekës.

Hulumtimi është realizuar nga UBO Consulting, një prej kompanive më kredibile në fushën e matjes së opinionit publik, ndërmjet datave 11 dhe 14 shtator.

Mostra përfaqësuese përfshinë 800 të anketuar dhe është realizuar me metodën ballë për ballë të anektimit, me grupmoshat 18+.

Bali Muharremaj

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.