No menu items!

Sot luhen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Sot, do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.

Kryepërballja kryesore e ditës do të jetë Gjilani me Malishevën, që është duke kaluar në formë fantastike.

Ndërsa, Dukagjini e pret kampionin e Kosovës, Ballkanin, që ka bilanc vetëm të fitoreve.

Ndërkohë, Llapi i shkon Feronikelit 74, që ka vetëm një pikë nga katër takime.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Klankosova.tv.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU