No menu items!

Tentoi të largohej nga Shqipëria me drogë në veturë, arrestohet 38-vjeçari nga Mali i Zi

Policia i ka vendosur pranga një 38-vjeçar nga Mali i Z, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me 1 kg drogë në veturë.

Anton Donovic mësohet se e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë kofanos së automjetit që drejtonte.

“Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

38-vjeçari u vendos në pranga për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe u sekuestrua rreth 1 kg kanabis, automjeti dhe 1 celular”, informon policia.

Njoftimi i policisë:

PKK Hani i Hotit

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihet në pranga një 38-vjeçar nga Mali i Zi.

Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, automjeti dhe 1 celular.

Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së rriskut u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin A. D.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në lidhje me këtë rast u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, të cilët në përfundim të veprimeve të para procedurale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 38 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU