No menu items!

Trajneri i Deontay Wilderit tregon se çfarë e pret Tyson Furyn në duelin e tretë

Trajneri i Deontay Wilderit, Malik Scott beson se amerikani do e stopojë Tyson Furyn në trilogjinë që zhvillohet në fund të këtij muaji në Las Vegas.

Bronze Mask e largoi trajnerin Mark Breland pas humbjes në raundin e shtatë në muajin shkurt nga britaniku.

Wilder ka krijuar një marrëdhënie të fortë me Scott në vitin 2014 dhe ky i fundit beson se Fury do të mposhtet qysh në raundin e pestë.

 

“Deontay Wilder do të jetë kampion i peshave të rënda për herën e dytë”, ka thënë trajneri në një intervistë për 78SportsTV.

“Tyson Fury nuk do të shkojë më shumë se në raundin e pestë, ky është parashikimi im”.

Scott njëherë kishte bërë sparring me Furyn dhe besohet se aty e ka pësuar një lëndim në vesh, gjersa kishte thënë se Fury ishte boksier i mrekullueshëm. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.