No menu items!

Tre të plagosur nga të shtënat jashtë gjykatës ku po gjykohet vrasësi i boksierit Nimani

Raportohet për të paktën tre të plagosur jashtë gjykatës në qytetin e Bielefeldit në Gjermani të mërkurën, ku u mbajt seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani në vitin 2024

Huseyin Akkurt po gjykohet për vrasjen e Nimanit.

Të shtënat nisën rreth orës 13:30 me kohë lokale, pas përfundimit të seancës të së mërkurën. Raportohet se tre plumba u shkrepën  150 metra larg gjykatës.

Raportohet se një nga të dyshuarit për sulmin e të mërkurës është arrestuar, ndërsa një tjetër është barrikaduar.  Për rastin ka informuar edhe “Radio Bielefeld”, që ka treguar se disa zona janë rrethuar për kapjen e të dyshuarit të dytë për plagosjen e të mërkurës.

Seanca e të mërkurës nisi në ora 9:00. Hyseyin Akkurt po akuzohet për vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar.

Ai u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel. Dyshohet se së bashku me Aymand Dawoud Kirit (33), që është në arrati, e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit kosovar që vdiq në vendin e ngjarjes

Pamje nga momenti kur një person plagoset pranë gjykatës në Bielefeld, ku po mbahet gjykimi për vrasjen e Besar Nimanit

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU