No menu items!

U arrestua për dhunë në familje, vetëvritet 33-vjeçari në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një 33-vjeçar ka bërë vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Sipas njoftimit, ai ishte arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas SHKK-së, ai ishte recidivist i kësaj vepre penale, teksa ishte edhe përdorues i drogave.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritaren e dhomës.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK.

Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritarën e dhomës.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK.

Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore.

  1. D ishte i dyshuar për veprën penale dhunë në familje.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

Stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit Prishtinë ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin.

Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.