No menu items!

Vdes në QKUK e lënduara nga aksidenti në Prizren që kishte ndodhur ditë më parë

Dje ka ndërruar jetë në QKUK e lënduara nga aksidenti i trafikut që ndodhi më datë 18.07.2021 në fshatin Serbicë të Prizrenit.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raporton 24 orësh.

“Fsh. Serbicë, Prizren, 18.07.2021 – 13:38. Sot më date 21.07.2021 rreth orës 09:55 është pranuar informata se e lënduara nga aksidenti i trafikut që ishte duke u trajtuar ne QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.

Në atë aksident janë përfshirë tri vetura me targa vendore, ku si pasojë 9 persona kishin marrë lëndime trupore, dy prej tyre më të rënda.

Deri te aksidenti kishte ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur dy veturat tjera.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.