No menu items!

“Vetëm për me lidh me kavo”, Kozaku rrezik akisdenti? Drejton makinën me shpejtësi të çmendur (VIDEO)

Kozak Braçi është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, Tik Tok dhe Instagram.

Ai ndan me mijëra ndjekës momente nga jeta e tij luksoze.

Duke qenë se një pjesë e madhe e ndjkësve të tij janë adoleshentë, shpesh influencohen nga sjelljet e tij dhe përpiqen ta imitojnë.

Por së fundmi, Kozak ka postuar në Instagram ku duket duke drejtuar makinën me shpejtësi të çmendur.

Nga njëra anë rrezikon të bëhet burim aksidenti për të tjerët dhe nga ana tjetër, influencon adoleshentët që të bëjnë të njëjtin veprim si ai.

Edhe pse nuk duket shpejtësia në video, kuptohet nga zhurma e gomave se po lëviz me shpejtësi tej normave të lejuara brenda tunelit.

Policia së fundmi është angazhuar në një fushatë kundër shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit dhe shpesh i ka gjobitur me shuma të majme. Nuk dihet nëse do të reagojnë në këtë rast.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.