No menu items!

Vrasja e Liridona Murselit:  Dyshimet për përfshirjen e bashkëshortit të saj

Në mbrëmjen e 29 nëntorit Prishtina u trondit nga një vrasje që ndodhi në rrugën “Dalip Alshiqi”, raporton Raporto24.

Sapo u dha lajmi për një tragjedi të tillë, në vendngjarje dolën njësite relevante të Policisë së Kosovës, për t’u marrë me rastin.

Shpejtë u kuptua, se viktima në këtë rast ishte një femër, e që më vonë u bë e ditur se bëhej fjalë për Liridona Murselin, gruan e Naim Murselit, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 2017, kohë kjo kur këtë ministri e udhëhiqte Behgjet Pacolli.

Por, si erdhi deri tek një tragjedi e tillë?

Në një deklaratë të dhënë nga vet Murseli, ai ka thënë se bashkë me gruan e fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas ua kanë zënë pritën me veturë disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë, i njëjti ka deklaruar se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohej se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Por, e vërteta e 1 dhjetorit nxori në pah një realitet krejtësisht tjetër.

Dy ditë pas kësaj tragjedie, në varrezat e fshatit Cërmjan, iu dha lamtumira e fundit, Liridona Murselit.

Pak orë pas përfundimit të ceremonisë së varrimit, nga organet kompetente u bë e ditur se lidhur me këtë rast, janë arrestuar dy persona si të dyshuar.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e përditësuar nga Policia e Kosovës.

Edhe në njoftimin e Prokurorisë u bë e ditur se “janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës”.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti është paguar nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar, Naim Murseli.

Madje, sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti është paguar nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar, Naim Murseli.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU