No menu items!

Wesley Clark përlotet gjatë vizitës në Kosovë, takon Idriz Makollin pas 22 vitesh

Ish-gjenerali i NATO-s, që udhëhoqi bombardimet ndaj caqeve ushtarake e policore serbe në vitin 1999, Wesley Clark, këtë të mërkurë ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku ndër shumë figura shtetërore, ka takuar edhe Idriz Makollin pas 22 vitesh.

Ushtaraku, që për Kosovën ka vend të veçantë u prit enkas nga Makolli i cili veç mirënjohjes, i dhuroi edhe një fotografi të printuar ku kryeprotagonist është vetë gjenerali Clark.

Plot emocione ishte takimi mes Makollit dhe Clark, ku në mesin e përqafimeve nuk munguan as lotët.

Makolli ka treguar se si ka arritur t’i afrohet Clarkut para 22 vjetësh kur ai qëndroi në Prishtinë pas çlirimit.

Ndërsa, Clark kërkoi që t’i bënin një fotografi atyre, për ta mbajtur kujtim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU