No menu items!

Zejnullahu: Mbi gjysma e Prishtinës pa ujë të pijshëm, Qeveria s’ndërmerr asnjë hap të vetëm

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu e ka ngritur në Kuvend çështjen e mungesës së ujit të pijshëm në një pjesë të kryeqytetit si pasojë e ndotjes së liqenit të Badovcit me sasi të madhe të manganit.

Ajo tha në seancën e sotme se “qindra mijëra qytetarë janë detyruar të blejnë ujë çdo ditë”.

“Sot jam këtu për të folur për një krizë të madhe që ka rënduar e po rëndon mbi gjysmën e Prishtinës. Tashmë prej tri javësh, kryeqyteti po përballet me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të pranisë së manganit në ujin e liqenit të Badocit”, tha Zejnullahu.

Ajo tha se “këta qytetarë po e ndjejnë rëndesën e një keqqeverisjeje”.

“Kjo situatë alarmante është pasojë e një neglizhence të qëllimshme, një paaftësie e cila është bërë normë në këtë qeveri që po luan me jetën dhe shëndetin e qytetarëve të saj”, tha ajo.

Zejnullahu tha se Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për zgjidhjen e kësaj krize.

Në vend që qeveria me vepru, me marrë masa parandaluese dhe sanuese të këtij problemi, ajo vazhdon me qëndru e heshtur dhe pasive”, tha ajo.

Deputetja tha se Qeveria s’ndërmori “asnjë hap të vetëm konkret për pastrimin e liqenit të Badocit” apo “për krijimin e alternativave të tjera për furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët e Prishtinës”.

Sipas ligjit për ujërat, kryeministri është kryetar i këshillit ndërministror për ujëra, dhe si rrjedhojë, ai është i detyruar që të vijë në Kuvend e të raportojë për këtë situatë”, tha ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.