No menu items!

Zgjedhjet në Shqipëri, lista me 10 kandidatët më të votuar, vetëm dy nga PD

Të dhënat paraprake nga numërimi i votave në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri tregojnë se 8 nga 10 kandidatët më të votuar në rang kombëtar vijnë nga radhët e Partisë Socialiste, ndërsa 2 janë kandidatë nga Partia Demokratike.

Më shumë vota ka marrë Sara Mile, kandidate e PS-së në Qarkun e Elbasanit, me 18,626 vota. Pas saj renditet Arkend Balla në Durrës me 18,439 vota.

Në listë janë përfshirë edhe dy kandidatë të PD-së, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, të dy në Qarkun e Tiranës. Megjithatë, ndonëse Alimehmeti ka grumbulluar 12,685 vota, nuk rezulton mes kandidatëve fitues sipas renditjes përfundimtare të mandateve.

Lista e 10 kandidatëve më të votuar:

Sara Mile – 18,626 vota (PS, Elbasan)Arkend Balla – 18,439 vota (PS, Durrës)Blendi Gonxhja – 17,443 vota (PS, Tiranë)Ceno Klosi – 16,261 vota (PS, Fier)Ervin Hoxha – 14,421 vota (PS, Tiranë)Erion Braçe – 13,938 vota (PS, Tiranë)Jorida Tabaku – 13,747 vota (PD, Tiranë)Ilir Alimehmeti – 12,685 vota (PD, Tiranë)Agron Malaj – 12,616 vota (PS, Dibër)Klevis Jahaj – 12,559 vota (PS, Fier)

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.