No menu items!

​BE heq Kosovën nga lista e kuqe e udhëtimit

Shtetasit e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian edhe pa nevoja të domosdoshme.

Shtetet anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin e përgatitur nga Presidenca portugeze e bllokut. Vendimi i tyre nënkupton se qytetarët e këtyre vendeve, përfshirë ata që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit, do të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Heqja nga lista e kuqe e udhëtimeve bëhet për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike.

Dy javë më parë, në listën me rrezik të ulët nga COVID-19 ishin përfshirë edhe Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Serbia, por tani jo më.

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së diskutojnë sot draft-listën e re, e cila, përveç vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshin edhe Kanadanë, Moldavinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Jordaninë, Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ambasadorët e BE-së tashmë e kanë miratuar atë. BE-ja i azhurnon listat çdo dy javë, në përputhje me situatën epidemiologjike në secilin vend. Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, një shteti i duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100.000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.