No menu items!

​Osmani nënshkruan marrëveshje me SHBA, 3.8 milionë dollarë shtesë për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot amendamentin 2 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë.

Marrëveshja fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, me të cilën Republika e Kosovës ka përfituar 33 milionë dollarë nga USAID-i. 

Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Republikës së Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë amerikan.

Kurse sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë, duke e rritur vlerën totale të marrëveshjes në 38.4 milion dollarë.

“Me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet  llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike. Objektivi i parë zhvillimor i marrëveshjes përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adopton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.

Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen drejtoren e re të USAID në Kosovë, Zeinah Salahi dhe njëkohësisht e ka uruar për detyrën.

Osmani ka potencuar rëndësinë e angazhimit të USAID në Republikën e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë, si dhe mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve ndaj Republikës së Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.