No menu items!

1.2 milionë euro gjoba për Manchester City gjatë sezonit, arsyeja është vërtet qesharake

Vonesat i kushtojnë edhe një herë shumë shtrenjtë ekipit të Manchester City. Premier League
ka gjobitur klubin anglez me mbi 1.2 milionë euro për mosrespektim të orareve të fillimit të
ndeshjeve dhe pjesëve të dyta.

Këto vonesa kanë ndodhur në nëntë ndeshje në sezonin 2024/25, ndërkohë që gjithsej janë
regjistruar dhjetë shkelje ndërmjet tetorit dhe shkurtit. Vonesat variojnë nga një minutë e 29”
deri në dy minuta e 24”.

Sanksioni ndaj skuadrës së Pep Guardiola lidhet me rregullin nr.33 të Premier League, i cili
kërkon përpikmëri në fillimin e ndeshjes dhe në rifillimin e lojës, në pjesën e dytë.

“Rregullat në lidhje me fillimin dhe rifillimin e lojës ndihmojnë për të siguruar që organizimi i
kompeticionit të respektojë standardet më të larta të mundshme profesionale dhe të sigurojë siguri
për tifozët dhe klubet pjesëmarrëse”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, orari siguron që transmetimi i çdo ndeshje të Premier League të bëhet në kohë.
Megjithatë, për Manchester City vonesa është kthyer një ves. Sezonin e kaluar gjoba ishte edhe më e lartë: 2.5 milionë euro për vonesë në 22 ndeshje

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.