No menu items!

10 klube e kalojnë me sukses procesin e licencimit për garat evropiane 

2 maj, 2025 – Komisoni i Shkallës së Parë në kudër të Departamentit të Licencimit në FFK ka marrë vendimet për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, për edicionin garues 2025/26.

Në total sivjet kanë aplikuar 11 klube, 9 nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. 10 nga këto klube e kanë kaluar me sukses këtë proces dhe janë licencuar, duke e fituar të drejtën që varësisht nga rezultatet sportive, të paraqitën në garat e UEFA-s, kurse një klub nuk ka marrë licencën.

Klubet e Licencuara janë:

FC Drita

FC Ballkani

FC Malisheva

KF Ferizaj

SC Gjilani

FC Prishtina

KF Llapi

KF Dukagjini

Si dhe tek femrat: KFF Dukagjini dhe KFF Mitrovica.

Kurse klubi i vetëm të cilit i është refuzuar licenca është FC Suhareka.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.